Gazetari Marin Mema në protestë: Ka njerëz që duan të na masakrojnë, por sot shqiptarët janë bashkë
Gazetari i mirënjohur që gjurmon gjurmët shqiptare kudo ato janë, Marin Mema i është bashkuar këtë mbrëmje protestës para Kryeministrisë. Në fjalën e tij, Mema tha se ka njerëz që duan të masakrojnë Shqipërinë, por ai tha se kur shqiptarët bëhen bashkë, gjithçka ndryshon.
“Kush ka thënë që Shqipëria nuk bëhet. Ka njerëz që duan të na masakrojnë, që na kanë mbytur, na kanë degjeneruar.
Është koha që të bëjmë më shumë të gjithë bashkë për të ardhmen tonë. Është koha që të rinjtë ta kenë mundësinë këtu se bashkë mundemi.
Tregojini këtyre talenteve të 30-viteve se çfarë mund të bëjnë shqiptarët bashkë. Le ta kuptojnë”.