Gazetari Muhamed Veliu: Mund të kemi një sulm të gjerë kibernetik, ukrainasit kanë filluar të blejnë radio

Muhamed Veliu ishte në Ukrainë dhe pati mundësinë të prekte nga afër gjithë gjendjen. I ftuar këtë mbrëmje në ”Open”, gazetari tha se në lindje të Ukrainës kishte luftë prej 8 vitesh dhe se qytetarët zgjoheshin çdo mëngjes nga breshëritë e armëve. Po ashtu Veliu theksoi se ukrainasit kanë filluar të blejnë radio, sepse sulmit ushtarak mund t’i paraprijë një sulm i gjerë dhe i ashpër kibernetik.

”Ne ishim në një fshat shumë afër me vijën e luftës, me 300 familje, por tashmë kishte vetëm 10. Atje nuk shikoje këmbë njeriu dhe e vetmja shenjë jete ishte një qen që lehte herë pas here. Në veri të Doneskut në njërën anë ishin forca të ushtrisë ukrainase që stërviteshin dhe në anën tjetër 200 metra më larg ishin rusët.

Gjuhej herë pas herë sidomos natën. Në lindje të Ukrainës ka 8 vite që ka luftë, ka përditë, njerëzit zgjohen çdo mëngjes nga breshëritë e armëve, kurse në Kiev tensioni sa vjen edhe shtohet. Zelensky është munduar t’i qetësojë qytetarët, që ekonomia të mos ndikohet, por ka filluar të ndjehet aroma e luftës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka një grup i quajtur ”Forca Territoriale Mbrojtëse e Ukrainës” së cilës u janë bashkuar mijëra qytetarë dhe stërviten si të hedhin granata, të japin ndihmën e parë. Ata kanë filluar të blejnë radio, sepse sipas informacioneve sulmit ushtarak do t’i paraprijë një sulm i gjerë kibernetik”, tha Veliu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?