Gazetari Olldashi: PD ta vërtetonte autenticitetin e përgjimit. Nuk e pash takimin me vëllain e ministrit

Gazetari Jetmir Olldashi ka rrëfyer sot në emisionit “Ajsberg” rrugëtimin e tij në Vlorë, takimin me Albert Veliun dhe dilemat që kishte në lidhje me investigimin.

Në dëshminë e gazetarit është një fjali ku thotë se vërtetësinë e përgjimit duhet ta verifikonte PD, pasi ai vet (gazetari) nuk ka qenë prezent në takimin e pretenduar mes dëshmitarit “X” dhe vëllait të ministrit. Një deklaratë e tillë shton edhe më shumë pikëpyetjet, pasi edhe dëshmitari Albert Veliu thotë se nuk e ka regjistruar ai vëllanë e ministrit.

“Vendosa të mos shkoj më tek se mendoja që nuk mund të mos shkoja pa rrezikuar kokën. Në një moment, mendova se Babalja edhe mund të fliste se kishte shkuar me mua në Vlorë për të bërë një emision televizin dhe mund të nxirrte disa gjëra rreth identitetit tim dhe kjo bota e nëndheshme mund të ndjehej e rrezikuar dhe nuk e di çfarë mund të më ndodhte mua. Në këto kushte vendosa t’i drejtohem Partisë Demokratike. Ky ishte momenti. Më pas nuk është se pata ndonjë kontakt apo dëgjova më për këto materiale, biles mendova se PD mund ta vërtetonte autenticitetin e zërit a ku di unë se çfarë, se unë nuk kisha qenë prezent kur Babalja kishte folur me vëllain e ministrit të brendshëm. Kur doli përgjimi mu kthye në kujtesë kjo çështje dhe kuptova se rreziku ishte po aty se vecse kishte qenë punë e imja, tashmë isha në mes të një lufte politike. Ata donin të qëronin hesapet me njëri tjetrind he unë isha në mes. Një natë në të gdhirë, mora një telefonatë dhe më thanë se kemi gjetur Babalen dhe do të të takojë ty, që t’i bësh një intervistë. Pyeta ku? Dhe më thanë tek Partia Demokratike. Shkova se mendova që intervista do të transmetohej në Ajsberg. Partia Demokratike vendosi ta publikojë vetë” u shpreh Jetmir Olldashi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë në emisionin “Opinion” në “Tv Klan”, gazetari sërish tha se nuk e kishte parë vet takimin e pretenduar mes dëshmitarit “X” dhe vëllait të Agron Xhafajt në lokal. “Pashë që hyri në lokal, qëndroi disa minuta dhe doli dhe më tha që foli me Agronin”,- tha Jetmir Olldashi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?