Gazetari publikon përgjimin e kreut të Kadastrës: Rama na ka thënë ti mashtrojmë 100 mijë qytetarë për legalizimet. Banesat do shemben
Në një audio përgjim të publikuar nga gazetari Artan Hoxha, kreu i kadastrës Artan Lame është regjistruar duke deklaruar se Edi Rama i kishte dhënë porosi që të mashtronte mbi 100 mijë qytetarë për legalizimet. Lame gjatë bisedës me stafin e tij, jep edhe direktivat se si të mashtrohen njerëzit, duke u thënë që do rishikojmë legjislacionin etj.
Kreu i Kadastrës jep udhëzime specifike që këta 100 mijë qytetarë të mbahen varur, sepse nëse u pritet shkurt, atëherë ata do të votojnë PD-në.
Gazetari Artan Hoxha publikon përgjimin e kreut të Kadastrës, Artan Lame: Rama na ka thënë ti mashtrojmë 100 mije qytetare për legalizimet pic.twitter.com/xy3iSG1GuU
— Koha Jonë (@GazetaKohaJone) April 20, 2021
Shënim i redaksise se KJ: Në lidhje më këtë regjistrim presim reagimin e Artan Lames.
Lexoni edhe…
KOHA JONË SONDAZH

