Slogani elektoral i PS do të jetë: “Një vaksinë, një votë”!

Gazetari Ylli Dylgjeri ka ironizuar strategjinë e Partisë Socialiste për procesin e marrjes së vaksinës kundër pandemisë. Dylgjeri aludon se vaksina do të përdoret fillimisht për anëtarësinë e Parisë Socialiste.

“Lajm i minutës fundit: Miratohet slogani i PS për fushatën zgjedhore:

Nga 1 pallat 1 votë, në  1 vaksinë 1 votë!”,- shkruan Dylgjeri në një postim në Facebook.

Sipas Dylgjerit PS-ja po bën gati listen e atyre që do votojnë për Edi Ramën për t’ju bërë vaksinat falas dhe të jenë të parët, ndërsa popullit opozitar do lihet në fund.

Një veprim i tillë është kriminal, shprehet Dylgjeri, pasi kështu veproi edhe Hitleri. Edhe ai kishte teorinë e “races ariane”

https://arkiva.kohajone.com/shifrat-alarmuese-ne-shqiperi-19-viktima-dhe-744-raste-te-reja-ne-24-ore/

SHKARKO APP