Gazetarja e njohur: Saimir Tahiri mund të flasë, do fundosë shumë veta!
Gazetarja e njohur, Klodiana Lala, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me dënimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Lala tha për News24 se Tahiri edhe mund të flasë, duke fundosur kështu sipas saj emra të tjerë politikanësh të rëndësishëm.
“Dosja Tahiri nuk është çështje SPAK, por dosje e vjetër. Tahiri ka një hetim për shpërdorim detyre. Tahiri nuk duhet të jetë i vetëm në qeli. Ku është drejtori i policisë? Ku janë ministrat e tjerë të linjës? A ka pasur dijeni kryeministri i vendit për kanabizimin? Nëse Tahiri ka lejuar përhapjen e kanabizimit, ne kemi qenë dëshmitarë që ka pasur masivizim të kësaj situate, por a ishte përgjegjës Tahiri? Drejtësia është e vonuar në këtë drejtim. A kemi ministra të tjerë që kanë shpërdoruar? Patjetër! Beqja, apo dhe ish-ministri Koka.
Unë mendoj se Saimir Tahiri duhet të flasë dhe të tregojë për përgjegjësit, që të shkojnë pas hekurave. E tha dhe zoti Haxhiaj se disa politikanë duhet të vishen trashë në dimër. Ndaj edhe Tahiri mund të flasë. Zoti Haxhiaj e la të nënkuptohej se Tahiri edhe mund të flasë. Nëse Tahiri flet, unë mendoj se lajmi i djeshëm i arrestimit të tij ka lënë pa gjumë shumë politikanë dhe shumë personazhe të tjerë. Saimir Tahiri nuk flet për një çantë të zezë hipotetike, por fundos shumë veta. Mbetet për t’u parë nëse ai do të tregojë apo jo për kohën kur ai ishte ministër kampion.”, tha Lala.