Gazetarja franceze: Lukashenko nuk pranon dialog me OSBE

Vazhdon të jetë e ndezur situata në Bjellorusi, aty ku populli po proteston kundër presidentit Lukashenko, pasi ky i fundit deklaroi se ka fituar zgjedhjet, në një proces shumë të diskutuar.

Është diskutuar dhe udhëheqësit e BE-së kanë rënë dakord për një ndërmjetësim nga ana e Kryesisë së OSBE-së, që drejtohet nga Shqipëria.

Gazetarja franceze Sylvie Kauffmann shkruan në një status se Makron dhe Merkel kanë pasur biseda me Putinin për ndërmjetësimin e OSBE-së dhe lideri rus ka rënë dakord.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo shton se presidenti bjellorus Lukashenko është kundër dhe nuk dëshiron të flasë për organizata të huaja.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Makron dhe Merkel për Bjellorusinë: Kemi pasur disa biseda me Putinin. Kemi sugjeruar ndërmjetësimin e OSBE-së. Putin është dakord, ndërsa Lukashenko nuk ka dëshirë për këtë ndërmjetësim”, shkruan gazetarja franceze.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?