Gazetarja: Ilir Meta ka kërkuar vetëm palestër, asgjë tjetër
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në News 24 tha se ish-presidenti Ilir Meta ka ngjitur me të, në qelinë tjetër, një ish-zyrtar të lartë të policisë. Lala tha se Meta është pyetur paraprakisht se me kë ka pasur konflikte, me qëllim që të rriten parametrat e sigurisë për ish-kreun e shtetit.
“Meta ka qëndruar dy ditë në observim, në izolim, pas caktimit të masës së sigurisë. Është pyetur për të gjitha konfliktet që mund të ketë pasur me të burgosur të tjerë. Tek 313 ka emra të njohur të botës së krimit. Meta ka qenë kryeministër e president e duhet që të sigurohet jeta e tij. Duhet të pyetet çdo person, për të rritur sigurinë. Është kontaktuar kryesisht nga z Gjokutaj dhe djali i ka dërguar ushqime.
Është dërguar në sektor. Meta ka rrotull ish-zyrtarë të administratës, ish-punonjës të policisë, që nuk përbëjnë rrezik. Një prej tyre është një ish-zyrtar i lartë i policisë. Meta ka kërkuar palestër, ku të bëjë stërvitje. Mendohet se do të qëndrojë në qeli në kohë të pacaktuar, derisa Apeli të vendosë”, tha Lala.