Gazmend Bardhi: OFL-ja nuk prek pasuritë e kriminelëve të votave
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi shprehet se OFL nuk do të prek pasuritë e krimit. Sipas Bardhit, pasuritë reale të krimit nuk do të preken, pasi ato janë shpërblim për kriminelët që kanë blerë vota për pushtetin e Edi Ramës.
Gazment Bardhi: Edi Rama është i pafuqishëm për të goditur pasuritë e krimit. Asnjë pasuri reale e krimit nuk është prekur dhe as nuk do të preket nga OFL-ja e Edi Ramës, sepse shumë nga këto pasuri janë shpërblim për kriminelët që kanë blerë vota për pushtetin e Edi Ramës.
Kur bëhet fjalë për të goditur krimin, Edi Rama ka vetëm fjalë dhe propagandë. Krimi ndërton dhe pastron para në mes të Tiranës dhe Edi Rama nuk e prek dot. Krimi merr tendera publikë nga qeveria e Edi Ramës.
Krimi ka leje ekskluzive mbi pasuritë natyrore të vendit dhe Edi Rama vazhdon të punojë për ta. Krimi e ka folenë në zyrën e Edi Ramës! Partner me krimin që në fillimin e karrierës si Kryetar Bashkie, Edi Rama është i pabesueshëm!