Gazment Bardhi mbledh Këshillin Kombëtar të PD-së të enjten

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka vendosur të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD ditën e enjte. Mësohet se mbledhja është caktuar që të mbahet në orën 19.00. Bardhi ka thirrur mbledhjen bazuar në kompetencat që i njeh Statuti, që kur partia është pa kryetar, Statuti parashikon që është Sekretari i Përgjithshëm ai që ka të drejtën të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Mbledhja e Këshillit Kombëtar parashikohet të zhvillohet online dhe për organizimin e saj Sekretari i Përgjithshëm ka ngarkuar Sekretariatin e Këshillit Kombëtar. Ky hap vjen pas kërkesës së 7 deputetëve të PD për të pezulluar zgjedhjet e 29 korrikut për kryetarin e partisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?