Gazment Bardhi: Një kryetar bande në Elbasan ka mbledhur vota për Berishën
Lulzim Basha, edhe krahu i tij i djathtë sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi shprehen se Sali Berisha ka bashkëpunuar me bandat për të mbledhur vota në Elbasan. Bardhi i referohet Elbasanit ku tregon këtë pretendim, duke shtuar se ka dëshmi të qarta se një person i lidhur me botën e krimit ka mbledhur vota përmes presioneve për mbledhjen e Kuvendit.
”Unë s’kam lidhje me grupe kriminale dhe aq më pak me kriminelë. Unë kam lidhje me intelektualë dhe s’do të më lidhë kurrë asgjë me komponentë kriminalë. Në procesin e mbledhjes së firmave, në Elbasan një grup kriminal është angazhuar gjatë ditëve të fundit në procesin e mbledhjes së firmave. Kjo është akuzë që unë mbaj përgjegjësi.
Nuk kam dalë në konferencë për të bërë akuzë, por për të sqaruar procesin. 10 min para se të dilja në konferencë kam takuar një prej kryetarëve të grup seksioneve dhe ishte dëshmia e 7 apo e 8 dhe më ka rrëfyer eksperiencën personale për thirrjen në mes të natës nga ky bandit, mbajtjen disa orë në rezidencën e tij dhe detyrimin e firmosjes.
Duhet ta verifikojnë vetë situatën në Elbasan. Ata komandojnë bashkinë e Elbasanit, gjithçka në atë qytet. Kanë treguar me fakte dhe vepra që ata nuk përballen asnjëherë me ligjin, në këto kushte unë i mirëkuptoj për mungesën e guximit për të kryer denoncime. Unë kam bërë disa padi për këto eksponentë. Në rastin konkret ka pasur një qëndrim dhe analizë nga ana jonë. Këtu nuk duhet future prokuroria dhe kur i drejtohem një institucioni jam i detyruar të nxjerr dëshmitë e këtyre personave”,-tha në ”News 24”.