Gazment Bardhi, padi në SPAK: Më kanë shantazhuar në telefon

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka informuar Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion për një mesazh anonim që i ka ardhur në telefon.

Bardhi i kërkon SPAK-ut të hetojë për disa mesazhe që i kanë mbërritur më datë 28 shtator në aplikacionin Signal, ku sajohen ngjarje dhe përmenden personazhe të krimit të organizuar.

Në letrën dërguar Prokurorisë së Posaçme, Bardhi tregon se mesazhi i ka shkuar nga një numër i paidentifikuar, me emër përdoruesi “Mbreti Zog” ku i shkruan: “Ervis Martinaj, Erigers Mihasi, të jesh mirë”, mesazh që ia ka bashkangjitur letrës së dërguar në SPAK.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?