Gazment Bardhi: Protesta e 8 janarit ka qëllim të bunkerizojë PD-në
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi në një dalje nga selia blu, i përgjigjet sërish Sali Berishës për protestën e 8 janarit. Ai thotë se kjo protestë ka një qëllim të bunkerizojë PD-në, njëlloj siç është bunkerizuar Berisha dhe familja e tij. Po ashtu Bardhi tha se selia blu nuk është mbyllur, thjesht po behen punime.
“Vullnetit të shumicës dërrmuese të demokratëve, të të gjithë institucioneve të partisë, Berisha po përpiqet që t’i mbivendoset me retorikë përçarëse. Ushqimi i përditshëm që Berisha i ofron demokratëve janë skena teatrale që synojnë të dëmtojnë PD, mashtrime që sa më shumë kalon koha aq më të pabesueshme bëhen.
Thirrja për protestën e PD-së, për shkak se po lyhen muret e godinës, është keqpërdorimi më i madh që mund t’i bëhet një demokrati. Berisha ka një qëllim të bunkerizojë PD-në, njëlloj siç është bunkerizuar Berisha dhe familja e tij.
Nga 9 shtatori nga goja e tij keni dëgjuar akuza me qëllimin qe ta shndërrojë PD në mburojë dhe në shërbim të hallit të tij personal”.
Keto tha Bardhi por nuk tha se te shtunen do te rrije apo jo ne selin e e PD, kur te mesyjne demokratet brenda zyrave.