Gazment Bardhi: Qeveria “Rama”, më e korruptuara në historinë e Shqipërisë. Më 25 prill shqiptarët votojnë për ndryshimin

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka publikuar një video ku kujton përgjimet e publikuar vitet e fundit që kanë implikuar njerëzit e qeverisë Rama, nga Tahiri me Habilajt, tek dosja 184 dhe përgjimet e antimafias italiane së fundmi.

Bardhi thotë se qeveria “Rama” është më e korruptuara dhe më e keqja në historinë e Shqipërisë, dhe më 25 prill shqiptarët do ia tregojnë vendin.

STATUSI NGA GAZMENT BARDHI

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa herë njerëzit e tij kapen në përgjime në pazar me trafikantët e drogës, duke blerë vota me krimin e organizuar apo duke shitur tendera, koncesione dhe leje ndërtimi, Edi Rama vetëm justifikohet. Ai kurrë nuk di asgjë, gjithmonë sillet sikur i bien në qafë të tjerët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës dhe janë lodhur duke dëgjuar Ramën dhe justifikimet e tij. Ata e dinë se kjo është qeveria më e keqe dhe më e korruptuar në historinë e Shqipërisë.

Askush nuk e beson më Edi Ramën. Në 25 Prill shqiptarët do t’i tregojnë vendin kësaj qeverie dhe do të votojnë për ndryshimin!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?