Gazment Bardhi replikon me Edi Ramën: Nuk zgjidhet kriza me videomontazhe dhe sajesa kundër opozitës
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i cilëson banale qëndrimet e kryeministrit Edi Rams dhe sulmet ndaj opozitës.
Pas një video montazhi të publikuar në Facebook nga Rama, Bardhi shprehet se “shqiptarët kanë nevojë për mbështetje shëndetësore dhe ekonomike, dhe jo për sajesa, gjuhë të shfrenuar dhe fjalë boshe”.
Postimi i plotë i Gazment Bardhit në Facebook:
Pa ide, i vjetëruar dhe i papërgatitur Edi Rama përpiqet të heqë vëmendjen nga dështimet e tij, me sajesa, sulme banale dhe së fundmi edhe me videomontazhe për të sulmuar opozitën. Edi Rama bën mirë të marrë menjëherë propozimet e opozitës për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve, me para në dorë. Ata janë sot në hall dhe nuk kanë marrë asnjë qindarkë nga shteti, sepse Edi Rama e ka mendjen të bëjë videomontazhe kundër opozitës dhe jo të ndihmojë njerëzit.
Shqiptarët kanë nevojë për mbështetje shëndetësore dhe ekonomike, dhe jo për sajesa, gjuhë të shfrenuar dhe fjalë boshe.
Çdo ditë e humbur sot kushton jetë!
https://arkiva.kohajone.com/kryeministri-rama-nxjerr-nje-video-te-montuar-te-bashes-ja-per-cfare-e-ka-fjalen/
KOHA JONË SONDAZH

