Gazment Bardhi: Sali Berisha është kryetar i opozitës
Gazment Bardhi, ka pranuar se njeh Sali Berishën si kreun e opozitës, teksa u shpreh se kjo gjë është e qartë. Ai theksoi se Berisha është zgjedhur nga shumica e anëtarëve dhe kushdo duhet të respektojë këtë vendim.
“Në të gjitha përgjigjet që kam dhënë gjatë këtyre ditëve. Sa kohë e kanë zgjedhur shumica anëtarëve të PD-së, unë dhe cilido do të duhet të respektojmë këtë vendim”, tha Bardhi nga Shkodra, ku ishte në një takim me demokratët, i shoqëruar nga deputeti Flamur Noka.
Gazment Bardhi: “Bashkimi ka ndodhur, ka një pjesë të vogël të demokratëve që ende janë në rrugë të gabuar dhe gjej rastin nga Shkodra t’i ftoj që t’i bashkohen PD-së, betejës kundër Ramës. Rruga e tyre për të qenë përballë opozitës dhe jo përballë Ramës, në gjykimin tonë është rrugë e gabuar, nuk e ndihmon as Shqipërinë dhe as demokratët. Do të ketë në shkrirje në bazë edhe të demokratëve pa asnjë diskutim. Demokratët janë të bashkuar edhe në bazë, turi jonë synon për të thithur ata pak demokratë që ndodhen në gjykimin tonë në rrugë të gabuar. Duhet të jenë me ne përballë Ramës, jo përballë opozitës.Secili do të duhet të jetë në PD, nuk dua ti ndaj në grupime. Cilido që zgjedh rrugë tjetër, nuk është pjesë e PD-së”.
Nga SHBA-të poshtë rrugës së Salës, ju ka akuzuar Basha. Keni përgjigje?
Gazment Bardhi: “Asnjë përgjigje, nuk kam kohë për të humbur me batuta pa vlerë. Jam aty ku ndodhen demokratët. Kam bindjen e plotë që PD është e bashkuar, ata pak kolegë që ende nuk janë bashkuar, të jenë të sigurtë që do kuptojnë se janë në rrugën e gabuar dhe se vendi i tyre është krah demokratëve.”
Gazment Bardhi: Askush nuk duhet të ketë dyshim, as gjykata se ku është dhe ku është PD.
Kryetari i PD-së është Berisha?
Gazment Bardhi: “Kjo është e qartë në të gjitha përgjigjet që kam dhënë gjatë këtyre ditëve. Sa kohë e kanë zgjedhur shumica anëtarëve të PD-së, unë dhe cilido do të duhet të respektojmë këtë vendim”.
Ju dëmton fakti që është në arrest shtëpie?
Gazment Bardhi: “Kam bindjen se demokratët kanë ditur të tregojnë forcën e tyre të vërtetë sa herë kanë qenë në momente të vështira. Ky është një moment i vështirë por duke qenë të gjitha bashkë, kjo na jep forcë dhe do ta tejkalojmë”.