Gazment Bardhi shkon në Prokurorinë e Tiranës, Lulzim Basha dëshmon pas tij
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës, ku do të japë shpjegime para prokurorëve Elio Mazreku dhe Elisabeta Imeraj. Bardhi do të japë shpjegime për gjithçka ka ndodhur brenda PD-së në protestën e 8 janarit. Bardhi duhet të japë shpjegime dhe për personat e dyshuar se përdorën dhunë brenda selisë së PD si dhe për lëndët e përdorura.
Ai është proceduar penalisht nga prokuroria për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive” dhe “Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme”.
Po kështu Basha është thirrur të dëshmojë sot në prokurori, si person që ka dijeni për atë çka ka ndodhur brenda selisë së PD-së më 8 janar. Ai është ftuar që të shkojë në prokurori në orën 12:00.