Gazment Bardhi: Shqipëria, në prag të katastrofës! Braktisja e familjeve në nevojë dhe të sëmurëve është kriminale

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaron se “Braktisja e familjeve në nevojë, të sëmurëve apo qytetarëve pa mjetet e nevojshme të jetesës, në këtë kohë krize, është kriminale”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shprehet se buxheti ka para mjaftueshëm për të përballuar krizën, por kryeministri po e çon ekonominë drejt katastrofës për shkak se paratë i ndan me miqtë e tij.

Reagimi i plotë i Bardhit:

Nëse mbyllesh në Surrel nuk ke sesi ta kuptosh që njerëzit janë pa bukë dhe pa asnjë ndihmë nga shteti, prandaj vetëm e mallkon dhe e fyen popullin tënd. Edi Rama duhet të bëjë detyrën dhe të lërë fjalët boshe, teatrin dhe propagandën.

Braktisja e familjeve në nevojë, të sëmurëve apo qytetarëve pa mjetet e nevojshme të jetesës, në këtë kohë krize, është kriminale. Sot qytetarët e pamundur kanë nevojë më shumë se kurrë të ndjejnë solidaritetin dhe mbështetjen e shtetit.

Buxheti ka para mjaftueshëm për të përballuar krizën, por Shqipëria është në prag të katastrofës ekonomike, sepse lekët e shqiptarëve Rama i ka për t’i ndarë me miqtë e tij, në tendera dhe koncesione korruptive.

SHKARKO APP