Gazmet Bardhi: Nuk largohemi nga Kuvendi!

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në një dalje për mediat ka folur për përplasjet në Kuvend dhe bllokimin e seancës nga deputetë të opozitës.

“Siç e kam njoftuar pas mbledhjes së grupit të PD, situata ku është përfshirë Kuvendi, është anormale, Brenda një jave janë rrezuar 3 kërkesa për ngritjen e komisioneve.

Jeni gazetarë që mbuloni punimet në Kuvend, por a keni dëgjuar sqarime se pse u rrëzua kërkesa për sistemin TIMS, apo hetimin e koncesioneve në fushën e shëndetësisë. Zero shpjegime dhe argumente se pse nuk lejohet komisioni hetimor për vendimmarrjet e pushtetit ekzekutiv. Ka zero shpjegime se pse opozitës nuk i lejohet që të bëjë propozimin e anëtarëve që ajo dëshiron në komisionin e reformës zgjedhore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kemi dashur që Kuvendi të jetë një tempull ku diskutohen përballet dhe argumentet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Do të donim përballje me ide me kolegët e maxhorancës. Por kur i mbyll rrugët opozitës, nuk mund të vijohet. Kjo betejë e jona sot është për të kthyer normalitetin dhe për t’i dhënë vendit një parlament të drejtë. E drejta e opozitës për t’u përfaqësuar në komisionet zgjedhore, është legjitime. Ndaj nuk kemi lejuar që të niste seanca. Nuk do të donim kurrë që të shkonim te kjo formë, por na është mbyllur çdo rrugë. Ne do vazhdojmë të qëndrojmë deri kur të kemi një njoftim për seancën sotme”, tha Bardhi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?