Gazsjellësi TAP nis punën, Meta: Investim me rëndësi strategjike për Shqipërinë, rrit pavarësinë e Europës nga gazi rus

Europa Perëndimore ka nisur që të furnizohet me gaz natyror përmes gazsjellësit TAP, në një kohë që lufta ruse nlë Ukrainë ka ndryshuar gjithë ekonominë botërore dhe ka shtuar nevojën edhe të gazit.

Presidenti Ilir Meta e cilëson si investim me rëndësi strategjike për Shqipërinë. Nga ana tjetër, kreu i shtetit nënzion edhe se falë këtij projekti është rritur ndjeshëm pavarësinë e Europës nga gazi rus.

”Projekti TAP e përfshiu Shqipërinë në hartën e infrastrukturës energjetike strategjike europiane, veçanërisht e rëndësishme në këtë periudhë sfiduese ndaj arkitekturës së sigurisë europiane dhe euroatlantike”.

Postimi i plotë

Përshëndes fillimin e furnizimit me gaz natyror të Europës Perëndimore përmes gazsjellësit TAP.

TAP është investimi i huaj më i rëndësishëm strategjik në Shqipëri, frut i bashkëpunimit të suksesshëm dhe strategjik ndërmjet Shqipërisë, partnerëve europianë dhe SHBA-ve me Qeverinë e Azerbajxhanit.

Përveç ndikimit të jashtëzakonshëm të këtij investimi madhor në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, veçanërisht në zonat e kalimit të gazsjellësit, ky projekt rriti ndjeshëm pavarësinë e Europës nga gazi rus.

Projekti TAP e përfshiu Shqipërinë në hartën e infrastrukturës energjetike strategjike europiane, veçanërisht e rëndësishme në këtë periudhë sfiduese ndaj arkitekturës së sigurisë europiane dhe euroatlantike!

SHKARKO APP