Genc Pollo flet për Bujar Nishanin: I shërbeu parimeve të demokracisë. Tentoi të ishte neutral si President

Ish-ministri Genc Pollo ka ndarë disa nga momentet të rëndësishme gjatë kohës së bashkëpunimit me ish-presidentin e ndjerë Bujar Nishani. Ai u shpreh se në postin e Kryetarit të Shtetit tentonte të ishte neutral.

”Si koleg në qeveri do të kujtoja bashkëpunimin tonë të ngushtë, ishte ministër i Brendshëm në atë kohë kur u mundësua lehtësia për tu paraqitur përpara sportelit me kartën, apo letërnjoftim.

Në postin e kryetarit të Shtetit tentonte të ishte neutral. Roli më i spikatur i Presidencës Nishani ishte pas 2013. Ka luajtur rol balancuar ndaj akumulimit të pushtetit.

Nishani dhe më vonë Ilir Meta kanë qenë jo duke ndërhyrë për të vendosur shkopinj në rrota, besoj ka luajtur një rol në Presidencë në shërbim të parimeve të demokracisë”.

SHKARKO APP