Genc Pollo: Si Rama dhe Basha synonin ta përdornin vizitorin nga Uashingtoni, por të dy dështuan
Nga Genc Pollo
Si Rama ashtu edhe Basha synonin ta përdornin vizitorin nga Washingtoni.
Rama donte t’i shkëpuste diplomatit amerikan një fjalë në favor të Minishengenit/Ballkan-Hapu.
Basha donte t’i shkëpuste diplomatit amerikan një fjali kundër Berishës e kundër kuvendit partiak në 11 dhjetor.
Por ndyshe nga ndonjë deklaratë e thënë shkarazi muaj më parë, diplomati amerikan zgjodhi të mos shprehte përkrahje për nismën Vuçiç-Rama; gjithashtu ai e pa me vend të mos deklaronte asnjë kritikë ndaj mazhorancës stërmadhe të demokratëve dhe institucioneve legjitime të Partisë Demokratike.
Rama e Basha dështuan.