“Gënjeshtra është lapidar!” Bylykbashi për “listat e hapura”: Rama e ka fiksim të vjetër, do të heqë koalicionet

Lidhur me ndryshimet e fundit të PS-së për Reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, deklaroi se kryeministri Edi Rama ka pasur fiksim të vjetër që të heqë koalicionet parazgjedhore.

I ftuar në ‘Real Story’ Bylykbashi tha se kreu i qeverisë përdori ‘opozitën parlamentare’ për marrëveshjen e 5 qershorit.

“Zgjedhësit mund të vënë kryqin tek partia që duan. Të votosh një parti dhe kandidatin e një parti, nuk është e njëjta gjë. Ne në 2003-in i dhamë shqiptarëve mundësinë që të kishin mundësinë që ata të zgjidhin partinë në koalicion. Në 2020 bëjmë hapin tjetër, hapim listat e partive. T’i japim zgjedhjeve që të ndajnë ai se kush merr më shumë apo më pak vota. Rama mbyll listën e partive dhe listën e kandidatëve. Gënjeshtra është lapidar. Ai tha; ‘Jam për lista të hapura, ndërrova mendje’. Rama e ka të vjetër fiksimin për të hequr koalicionet. Edhe në 2009 koalicion kishte, por në 2013 mori më pak. Me 68 nuk bën dot qeveri, e bëri me koalicion. Rama tha; “Nuk kam vota për marrëveshjen që po piqet në territorin e rezidencës së SHBA-ve dhe duhet të marr votat e opozitës. Po që të marr votat, duhet t’i kandis këta”. E keni parë që ata s’po ndihem më?! Ata që po propozimin 5% prag për partitë e vogla. Rama mendon se; “Për këtë do të marr listat e hapura, por për kusur do heq koalicionin”. Unë mendoj se nuk e heq koalicionin. Ata që janë të gënjyer janë ata që pretenduan dhe shqiptarët që priten lista plotësisht të hapura. A e keni dëgjuar Edi Ramën kur thotë; duam apo s’duan ata në Këshill, ne do ta miratojmë. Në datën 23 korrik ishte loja se si do të hiqej koalicionin.”, tha Bylykbashi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?