Gent Cakaj: Kemi dëbuar dy diplomatë iranianë në Tiranë

Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj ka konformuar dëbimin e dy diplomatëve iranianë nga Shqipëria.

Nëpërmjet nje postimi ne facebook njofton: “Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka vendosur sot, që përfaqësuesit diplomatikë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri, z. Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe z. Seyed Ahmad Hosseini Alast, të shpallen persona të padëshirueshëm, për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Dy përfaqësuesëve të Republikës Islamike të Iranit ju është kërkuar largimi i menjëhershëm nga territori i Republikës së Shqipërisë.”

SHKARKO APP