Gent Ibrahimi: Sulmet si “kunati i Kodhelit” janë provinciale

Vizita e Sekretarit të Shtetit John Kerry në Tiranë, rikthehu edhe një herë në vëmendjen e politikës shqiptare Reformën në Drejtësi. Madje në deklaratën e përbashkët për shtyp me Kerry-n, Rama premtoi publikisht se në Mars do të votohet Reforma në Drejtësi.

Kjo ishte intro që Mustafa Nano bëri në emisionin “Zululand” para se ai të prezantonte të ftuarin e tij, Gent Ibrahimin, në cilësinë e ekperitit të nivelit të lartë në komisionin për Reformën në Drejtësi.  Nano që në pyetjen e parë kostatoi që me këto ndryshime kushtetuese që u bënë , Shqipëria do të ketë një Kushtetutë të re, pasi nga ana sasiore janë shumë dispozita që ndryshojnë. Në një farë mënyrë këtë e konfirmoi edhe vet Ibrahimi.

“Ka disa mënyra për të bërë këtë cilësim, dhe njëra prej mënyrave është ajo saisore. Rreth 40 % e dispozitave të Kushtetutës preken nga ky amendament kështu që në kuptimin sasior mund ta quajnë si një kushtetutë të re”, tha Ibrahimi duke nënvizuar faktin se është sfidë e madhe të ndryshosh Kushtetutën në një situatë politike normale. “Të hartosh një kushtetutë në një situatë normale politike për të adresuar probleme që janë në një farë mënyrë me përditësinë e sistemit. Kushtetuta hartohet në momente çarjesh të mëdha historike. Dhe në kushtet e një situate normale politike nuk mund të bëhet ndryshe se pa një kosnensus politik”, tha kostitucionalisti i njohur Gent Ibrahimi që ka asistuar dhe në ndryshimet e Kushtetutës në vitin 1998.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i takon ndërhyrjes së politikës në në këtë reformë, Ibrahimi tha se ishte më e hershme nga çfarë mendohej.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndonjë zë i opozitës ëhstë ndalur më se njëherë te fakti që Genti Ibrahimi ëhstë kunati i Mimi Kodhelit, por Ibrahimi vetë theksoi se integriteti profesional për të nuk preket nga lidhje të tilla. Ai tha se disa opozitarë e kanë keqpërdorur funksionin e tij si anëtar i Grupit të Ekspertëve.

“Fatmirësisht e kam kunatë, pavarësisht nga rrethanat që është përdorur për keq. Mënyra se si përmendet tradhëton një realitet paksa provincial nga ana e tyrë që e artikulojnë si mendim dhe që nëpërmjet këtij përpiqen të tregojnë se sa i varur dhe i infiencuar jam unë. Unë jam ai që kam qenë edhe para se të bëhej kunata ime ministre. I ftoj të gjithë ata që të mendojnë se ka njerëz të ndryshëm në këtë botë, dhe unë jam një nga ata”- u shpreh Ibrahimi në studion e Zululand.

Por a do të ishte Gent Ibrahimi në politikë? Ai thotë se ka disa cilësi të mira, sidomos atë të imazhit në public, por ajo që e pengon për të qenë në politikë është mënyra e reshtimit, dhe për këtë Ibrahimi tërhiqet.

Duke i kërkuar Nano që të njëjtësohet me dyshimet e meraqet e opozitës sa i takon draftit të kushtetutës, Ibrahimi tha se opozita ka të drejtë ta kritikojë në dy pika, ku ka nevojë për përmirësime.

“Drafti që kemi propozuar ne, lë hapësira që shumica të imponohet qoftë dhe në mënyra jo ordodokse në dy momente. Së pari, konstituimi i atyre organeve të përkoheshme të cilët do të bëjnë vlerësimin e jashtëzakonshëm të gjyqtarëve dhe konstituimi i një organi të ri që është Inspektori i Lartë i Drejtësisë. Këto të dyja janë moment dobësie, ku mund të ndërhyhet”, deklaroi Ibrahimi.

Gent Ibrahimi, si njohës i mirë i sistemit të Drejtësisë tha në fund, se sistemi i drejtësisë është thellësisht i sëmurë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?