Gent Stazimiri: KED, Qeveria dhe Parlamenti i PS, kanë kryer vepra penale të rënda
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri shprehet se raporti paraprak i Komisoinit të Venecias, publikuar në “Zërin e Amerikës”, tregon për vepra të rënda penale të kryera nga KED, Qeveria dhe Parlamenti i Partisë Socialiste.
Në një reagim në Facebook, shprehet se këto akte dëshmojnë për konspiracion kundër Kushtetutës.
Postimi i plotë i Gent Strazimirit:
“Drejtësi euro-atlantike, me mbeturina sovjetike?!
“Zëri i Amerikës” raporton opinionin e “Venecias”:
- Tavarish Dvorani ka shkelur ligjin duke zbatuar një Rregullore të Brendshme përmes së cilës ka përjashtuar nga vlerësimi i kandidaturave Avokatin e Popullit.
- Tavarish Dvorani ka shkelur ligjin dhe kësisoj transparencën dhe besimin e publikut, duke mospublikuar proces-verbalet e mbledhjeve të KED.
- Tavarish Kuvendi, ka shkelur Kushtetutën, duke miratuar një ligj që lejon gjyqtarët kushtetues të fillojnë detyrën pa u betuar para Presidentit të Republikës.
Kësaj i thonë: TË GJITHË PUSHTETIN SOVJETËVE!
* Janë vepra penale tejet të rënda, të kryera me dashje, me paramendim dhe në bashkëpunim në një KONSPIRACION KUNDËR KUSHTETUTËS!
https://arkiva.kohajone.com/zeri-i-amerikes-komisioni-i-venecias-i-jep-te-drejte-presidentit-meta-per-gjykaten-kushtetuese/