Gent Strazimiri: Brenda PD-së ka një grup ekstremistësh islamikë
Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD-së, ish-deputeti Gent Strazimiri thotë se në PD ka njerëz ekstremistë islamikë. Për të ata ishin brenda dhe nuk u arritën të kapeshin, madje as u kapën armë dhe eksploziv.
”Çdo gjë që shkruhet në newsleter-at e komisionit të rithemelimit është e vërtetë. Ne kemi prova dhe filmime. Berisha e ka thënë edhe publikisht disa herë. Ata ishin brenda dhe nuk u arritën të kapeshin, madje as u kapën armë dhe eksploziv sikurse ne kishim denoncuar. Policia në rrugë operative kishte informacione të sakte që çfarë po ndodhte brenda.
Cilido që i futet aventurës për t’i dalë kundër anëtarëve të partisë së tij, apo t’i bëjë telefonatave policisë së shtetit se mendonte se i rrezikohej jeta nga anëtarët e partisë së vet, mendon se do ta zgjidhë këtë punë duke forcuar perimetrin përreth partisë.
Ajo që duhet të prisnim nga Basha se i shkolluar jashtë duhet të ishte që të hapte votimet në parti, jo të thoshte se nuk ekzistojnë votat e delegatëve dhe ata anëtarë që erdhën nga të gjitha skajet e Shqipërisë”,-tha për ”Ora News”.