Gent Strazimiri, deklarata lufte: Unë jam malok Dibre, jo Gandi

 

 

Gent Strazimiri nuk ka qenë dje në Kuvend, një ditë pas Gjykata e Lartë pushoi çështjen ndaj dy deputetëve socialistë që e dhunuan.

Ai ka thënë se ka qenë në një forum në Bruksel me Sali Berishën, ndaj ka munguar.

Por, duke folur për Standard, ai është shprehur me tone lufte, duke thënë se është malok Dibre dhe jo Gandi.

Strazimiri u shpreh se për momentin u ka mbetur arma e parafundit, që është vota, ndërsa më pas…

Nuk ka gjykatë e as qeveri që më mban larg Kuvendit.

Beteja tani fillon.

Unë nuk protestoj si Gandi, nuk e bëj dot, jam malok Dibre, jo indian.

Aktualisht jemi të vendosur të përdorim armën e parafundit që ka njeriu në dorë: votën.

Puna është të mos mbërrijmë tek arma e fundit,” tha Strazimiri./

SHKARKO APP