Gjakova vend pritës i mbledhjes së përbashkët Shqipëri-Kosovë, zbardhen detajet

Një tjetër mbledhje do të ketë mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe kjo javën e dytë të qershorit. Mundësia që mbledhja të zhvillohet më datë 14 qershor, datë e cila është dakortësuar parimisht nga të dyja palët, ndërsa radhën për ta mikpritur këtë event të rëndësishëm politikë e ka Gakova, qyteti historik i Kosovës.

Secili ministër duke nisur nga ata të fushave me përgjegjësi më të rëndësishme do të paraqesin përpara dy kabineteve një analizë të thelluar të të gjitha marrëveshjeve të dakordësuara deri më tani.

Për secilin sektor përkatës do të meren masat për të zhvilluar më tej investimet sipas marrëveshje së arrirë. Të dy kryeministrat do të bëjnë publike objektivat e radhës për të rritur bashkëpunimin dhe mbështetjen mes dy vendeve.

Në përfundim të mbledhjes, kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Albin Kurti do të kenë një konferencë të përbashkët për mediat, duke ruajtur të njëjtën traditë mbyllëse të aktivitetit.

SHKARKO APP