Gjana i përgjigjet kundërshtarëve të Bashës: Është e mundur të shkohet për fushatë në 12 qarqe për 12 ditë

Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në Partinë Demokratike, Jemin Gjana, ka dhënë një deklaratë për media në lidhje me procesin zgjedhor që PD pritet të mbaj në datën 13 Qershor, ku do të votohen kandidaturat për kryetarin e ri.

Akuzave të kundrshtarëve të Lulzim Bashës se koha e paracaktuar për fushatë, prej 3 javësh, është e pamjaftueshme dhe në shërbim të Lulzim Bashës, Gjana iu përgjigj duke thënë se 12 ditë janë mëse të maftushme për të shkuar në 12 qarqe të vendit.

Ish-ministri theksoi se fushata e vitit 2020 në PD është zgjatur me një javë më shumë se fushata e vitit 2017, nga dy në tre javë.

“Me specifikimin e votues aktiv nënkuptojmë anëtarët aktiv në fushatë elektorale. Anëtarët e Partisë Demokratike mund të jenë edhe emigrantë sezonal. Lista e votuesve do t’i përfshijë edhe ata. Ne do të shohim ndodnjë rast përjashtimor që të mos na mbeten pa votuar anëtarë të Partië Demokratike që nuk janë pjesë e listës digjitale.

Duhet të vendosim një afat përfundimtar sepse ne na duhet për të formatuar komisionet dhe listat. Të jeni të sigurtë që unë si kryetar dhe ne si parti jemi të interesuar për një proces transparent zgjedhor.

Koha e paracaktuar deri në zgjedhje është kohë e mjaftueshme për fushatë.

Është e pamundur që të shkohet seksion më seksion, por është e mundur që të shkohet në 12 qarqe për 12 ditë. Kemi shtuar dhe një javë më shumë se sa fushata e vitit 2017”, tha Gjana.

SHKARKO APP