Gjata replikon me Ballën: E ke me shkrim propozimin e PD për hapjen 100 % të listave

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata i përgjigjet sërish kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili komentoi më herët deklaratën e Gjatës se opozita ka ende shpresë që ndryshimet kushtetuese nuk do të implementohen.

Ndërsa Balla thotë se uron që PD mos ketë rifilluar alibitë për të shmangur zgjedhjet, Gjata thotë se propozimet e opozitës janë në tryezën e socialistëve me shkrim.

“Taulant Balla e ka me shkrim propozimin e PD për hapjen 100 % të listave. Tani Taulanti dhe shefi i tij Edi Rama duhet të bëjnë të mundur që shqiptarëve të mos u ofrojnë si alternativë Ndraxhët e bandës se Avdylajve, apo Cyrbjat e bandës së Shullazit. PS dhe Edi Rama duhet të kenë besim tek socialistët në përzgjedhjen e kandidatëve dhe të heqin dorë nga marrja e propozimeve prej bandave! Vetëm një përjashtim mund të lejohet: Taulant Balla mund të konsultohet me mikun e tij trafikantin e drogës!”,- shprehet Gjata në reagimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://arkiva.kohajone.com/balla-listat-jane-hapur-uroj-qe-opozita-te-mos-iki-nga-zgjedhjet/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?