Gjekmarkaj: Duam qeveri teknike! Çollaku besoi tek simbolet e PD-së. Krenari të protestosh për lirimin e Berishës

11 korriku është data që PD-ja do të mbajë protestën kombëtare. Tashmë me vulën dhe logon në dorë, forca më e madhe e opozitës do të kërkojë përpara kryeministrisë lirimin e Sali Berishës nga arresti shtëpiak. Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj thekson se është krenari të luftosh për lirimin e Sali Berishës.

”Është krenari të ftosh dhe të protestosh për lirimin e Sali Berishës. Kur burgoset lideri i opozitës mund të burgoset shumë lehtë ti apo unë. Kjo është një nga arsyet e protestës, një hajdutëri ka plasur kudo në Shqipëri. Korrupsioni është ai zhguall që e karakterizon këtë qeveri. Paraja shkon tek njerëzit e PS. Përdoret shteti për pasurim personal. Është një rrumpallë, siç thoshte dikur kryeministri ynë. Një rrumpallë që çon paratë tek pushtetarët”,-tha Gjekmarkaj.

Po ashtu ai u shpreh për krijimin e një qeverie teknike që do të përgatisi vendin në zgjedhjet e parakohshme. ”Ne kërkojmë një qeveri të vërtetë teknike, ku kryeministër në muajt e fundit në zgjedhje apo Maqedonia të kenë qeveri kujdestare për zgjedhjet. Nuk ka një qeveri në Shqipëri për të penguar rotacionin se sa kjo qeveri aktuale. Ka prerë në besë ndërkombëtarët, ka penguar opozitën. Është thyer besimi nuk ka më besim. Do insistojmë me çdo mjet paqësor. Realizimi i qeverisë teknike për të pasur zgjedhje nesër”,-tha në ”Report Tv”.

Lidhur me uljen në krye të PD-së së vajzës së Berishës, Argita Malltezi, Gjekmarkaj e sheh si diversion. Më tej vlerësoi deputetë që u larguan nga Basha dhe sipas tij i qëndruan besnik PD-së dhe simboleve të saj. ”Zoti Çollaku ka besuar tek simbolet e PD. Ka thënë gjithmonë që do rrijë tek legaliteti. Ka pranuar vendimin e gjykatës. Më duket sjellja e duhur dhe më e hijshme. PD është më shumë se Berisha. Kemi një vlerë të shtuar në PD, bashkimi në diversitet”.

SHKARKO APP