Gjekmarkaj e Noka shkojnë tek partia e Berluskonit: Italia të na ndihmojë në sensibilizimin e burgosjes së Berishës

Sekretari i Përgjithshëm i Rithemelimit, Flamur Noka dhe nënkryetari Agron Gjekmarkaj u takuan këtë të martë në mjediset e Parlamentit Italian me kryetarin e grupit parlamentar të Forza Italia Paolo Barreli dhe deputetin Alessandro Batilocchio.

Fokus i bisedës ishte burgosja e Sali Berishës. Deputetët theksuan nevojën e një sensibilizimi që Italia, një vend i madh europian, të bëjë në lidhje me burgosjen e Berishës në nivel kombëtar dhe paneuropian.

“Është detyrë morale e një vendi mik që të mos konsiderojë vetëm marrëdhëniet ndërshtetërore por edhe çështje të demokracisë së brendshme. Sali Berisha është një kontribut dhe simbolikë politike jo vetëm në raportet e Shqipërisë me Forca Italia, por edhe Italinë dhe Europën. Zgjedhjet në Shqipëri nuk janë më çështje alternativash, por bandash”, theksuan ata.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Europian deputetët e PD ofruan mbështetje për partinë e tyre simotër duke i bërë thirrje komunitetit shqiptar të votonin për kandidatët e Forza Italia. Noka dhe Gjekmarkaj zhvilluan një takim edhe me kryesinë e degës së PD në Romë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?