Gjekmarkaj, mesazh për nisjen e vitit akademik: Nuk ka shoqëri dinjitoze e shtet serioz pa një Universitet cilësor

Mesazhi i Agron Gjekmarkajt: 

Sot është dita e parë e mësimdhënies universitare. Do të donim të bënim urimet tradicionale por diçka na pengon. Pedagogë e studentë janë sot në grevë për një trajtim dinjitoz. Ata nuk po kërkojnë të krahasohen me Italinë, Gjermaninë a Francën! Joo ! Thjesht me Kosovën e cila si ka përmbushur ënde dy dekada pavarësi. Nuk ka shoqëri dinjitoze e shtet serioz pa një Universitet cilësor. Pa cilësi nuk ka elita dhe pa to nuk ka progres. Pas 32 vitesh liri ëndë ata kanë mbetur shtresa më e keqtrajtuar ekonomikisht dhe pa status. Ligji i arsimit të lartë kaq i kundërshtuar nga pedagoget nuk u bë kurrë zgjidhje për asgjë. Në shumë vende europiane shteti asiston ekonomikisht Universitetet publike. Sa herë protestojnë a kërkojnë diçka pedagoget tentohet kundërvënia ndaj tyre e shtresave të ndryshme sociale apo “lufta e klasave” me studentet dhe gjithmonë në horizont shfaqet një ” hall” apo “krize”. A ju ka borxh Partia Demokratike Universiteteve dhe pedagogëve? Sigurisht qe ju ka dhe shumë por prej gati 10 vitesh vendi qeveriset nga Partia Socialiste e 10 vjet janë tepër për ti lënë në harresë nëse objektiv nuk është dekulturimi i shoqërisë si mënyra më e lehtë e sundimit dhe manipulimit. Protestat janë gjithmonë emancipuese. Ato e ndihmojnë trupën akademike të formësojë sa më shumë pavarësi nga politika. Opozita e mbështet këtë përpjekje të drejtë pedagogëve pa marrë flamurin e kesaj levizje dhe pa tentuar ta përdorë atë per qëllimet e veta të ditës. I bëj thirrje koleges Kushi si pedagog të ngrejë zërin për të mbështetur shtresën e saj e po kaq Kryeministrit Rama i cili nëse e ka seriozisht konfiskimin e pallateve pa leje të oligarkëve i ka gjetur aty rrogat e pedagogëve për 10 vitet e ardhshme. Dritë e diturisë përpara do të na shpjerë. Dija dhe kurajo do ta bëjnë Shqipërinë më të mirë. Pedagoget sot janë shembulli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?