Gjekmarkaj në debatin e grupit të PD: Kam tre vija të kuqe për bashkëpunimin. Shantazhet harrojini!
Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ishte pjesë e diskutimeve në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar të PD-së. Gjekmarkaj tha se në çdo bazë bashkimi apo bashkëpunimi ka “tre vija të kuqe”, të cilat janë integriteti personal, dhe kurrë nuk do të sulmojë ambasadorët e SHBA në Tiranë apo SPAK-un.
”Kam një lutje! Njeriu nga natyra është trim dhe frikacak, xheloz dhe paranojak, te tjetri sheh rrezikun dhe e do sa me të sigurt rrethin. Vetëmbrojtja primitive është instinkt bazik i njeriut. Por këtu duhet të vijmë me një minimum respekti për njeri-tjetrin. Secili flet për veten nga këndvështrimi i tij. Një gjë duhet të jete e qartë, nuk kam kërkuar asgjë nga askush e s’kam ndermend te kërkoj, po ta harrojë kushdo se mund të bëjë insinuata e shantazhe këtu.
Nuk kam ndërmend të sulmoj kurrë ambasadorët në Tirane dhe SPAK-un. Do ta gjykoj rast pas rasti si institucion dhe jo organizatë kriminale. Bashkimi është proces i cili ndërtohet mbi disa parime dhe koherenca. Po hyjmë në vit elektoral, kemi vetëm një temë apo kemi edhe tema te tjera, argumente, platforma ekip, apo do përqendrohemi vetëm tek arrestimi i Sali Berishës? Shumë kush mendon që kjo është një padrejtësi.
Personalisht kam mbajtur qëndrim publik për këtë temë. Po Sali Berisha de fakto është shef i opozitës dhe në çdo rast kjo ngjarje është politike por në fokusin tone a do kemi vetëm këtë teme apo do tentojmë t’i flasim shoqërisë? Për të dalë në bazë askush nuk ka ndaluar askënd. Ky miti që dikush ka njerëz e tjetri s’ka është thjesht presion psikologjik ndaj njeri tjetrit”, u shpreh ai.