Gjekmarkaj në Fan dhe Kthellë të Mirditës, takon demokratët: Presin ndryshimin

Drejtuesi politik i PD-së i qarkut të Lezhës, nënkryetari Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar takime me banorët e fshatrave Fan dhe Kthellë në Mirditë. Ai ishte i shoqëruar së bashku me kryetarin e PD-së në Mirëditë Aleksandër Lala, si dhe kryetarin e Bashkisë, Albert Mëlyshi. Gjekmarkaj tha se banorët janë të zhgënjyer nga Rilindja dhe duan ndryshim të situatës. ”PD po riorganozohet fuqishëm për betejat që na presin, arritja e Qeverise Teknike për zgjedhje të lira e të ndershme, ndalimi i shpopullimit, përballje me korrupsionin e krimin e organizuar dhe program ekonomik që nxjerr Mirditën, Lezhën e Kurbinin e bashkë me to gjithë vendin nga tranzicioni, janë qëllimi dhe objektivi ynë të cilin do ta arrijmë me çdo kusht”, deklaroi Gjekmarkaj.

Postimi i plotë

Ndonëse një ditë e ftohtë, dëshira e mirditorve për ndryshim jep shpresë! Sot së bashku me Kryetarin e PD në Mirditë z. Aleksandër Lala, Kryetarin e Bashkisë, z. Albert Mëlyshi, me demokratë e banorë të Fanit dhe Kthellës, diskutuam për hallet dhe problemet e këtyrë zonave të lënë të mëshirë të fatit nga rilindja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Energjia elektrike ndërpritet me orë të tëra pas çdo stuhie. Mungesa e ujit të pijshëm, asistencë e hequr për të semurë e paraplegjikë, sherbimi i munguar shendetësor 24 orë, ku para dy muajsh për një gjilpërë të munguar humbi jeten një nënë, janë fakte shqetësuese. Po kaq probleme në fushën e arsimit,në asfiksi, e shumë tema të tjera si rruget që mungojnë, duke e privuar Mirditën nga turizmi elitar. Për pushtetin lokal që populli i Mirditës ja besoi PD por i prerë në besë nga Rama i cili i bllokon çdo projekt e investim duke trajtuar popullin mirdtitor si armik politik.

Swiss Digital Mobile Reklama

PD po riorganozohet fuqishëm për betejat që na presin, arritja e Qeverise Teknike për zgjedhje të lira e të ndershme, ndalimi i shpopullimit, përballje me korrupsionin e krimin e organizuar dhe program ekonomik që nxjerr Mirditën, Lezhën e Kurbinin e bashkë me to gjithë vendin nga tranzicioni, janë qëllimi dhe objektivi ynë të cilin do ta arrijmë me çdo kusht. Fitore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?