Gjekmarkaj në Konferencën e Parlamenteve të BE-së: Shqiptarët, populli më pro europian në Ballkan
Zv/kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj po merr pjesë në Konferencën e kryeparlamentarëve të Bashkimit Europian, e cila zhvillohet në Pragë.
”Ne, shqiptarët, nuk e fshehim se jemi populli më proevropian i rajonit të Ballkanit Perëndimor. Unë ju siguroj se Shqipëria nuk ka një plan B për të ardhmen e saj, por është e vendosur drejt destinacionit evropian. Ky destinacion nuk është i imponuar, por buron nga rrënjët, identiteti, vlerat dhe vizioni europian i shqiptarëve”,-tha ndër të tjera.
Po ashtu Gjekmarkaj tha se procesi i anëtarësimit në BE të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor të përshpejtohet.
“Ne do të dëshironim që procesi i anëtarësimit të Shqipërisë dhe vendeve te Ballkanit Perëndimor të përshpejtohet dhe jo të ngadalësohet, duke u maskuar a justifikuar me ndryshime proceduriale a metodologjike”, u shpreh ai.