Gjekmarkaj: Në PD-në e kontrolluar nga Berisha nuk flitet pa leje. Grupi i tij i fryn zjarrit të ndasisë

Nënkryetari i Kuvendit, deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj thekson se për të në PD-në e Berishës, nuk flitet pa leje. Sipas tij, sapo grupi i Alibeajt ofroi një mundësi të sinqertë për të biseduar mbi mënyrën e bashkëpunimit për të mundur Edi Ramën në zgjedhjet lokale, kolegët e grupit të Berishës, vrapuan t’i fryjnë zjarrit të ndasisë, flakët e së cilit djegin të ardhmen e demokratëve.

Postimi i plotë

Në PD-në e kontrolluar nga Sali Berisha, në të hershmen dhe në të renë nuk flitet pa leje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dje dhe sot, kolegë dhe zëra nga pjesa tjetër, sapo grupi parlamentar i PD-së ofroi një mundësi të sinqertë për të biseduar mbi mënyrën e bashkëpunimit për të mundur Edi Ramën në zgjedhjet lokale, vrapuan t’i fryjnë zjarrit të ndasisë, flakët e së cilit djegin të ardhmen e demokratëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto duhet të ndalen në interes të qytetarëve. Nëse nuk kanë ndonjë fjalë pozitive, konstruktive, bashkëpunuese për të thënë, kjo është koha për të heshtur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?