Gjekmarkaj paralajmëron nxjerrjen e dosjes për 25 prillin: Ishin si zgjedhjet e 1945-ës! Ja mesazhi për ata që kërkojnë largimin e Bashës
Kandidati fitues i listës së PD në Lezhë, Agron Gjekmarkaj, deklaroi sot se zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri janë trukuar në mënyrë të frikshme.
Gjekmarkaj paralajmëroi daljen e një dosjeje me denoncime, ndërsa theksoi se shteti dhe pushteti janë bërë një inxhinieri kriminale, një strukturë mafioze, ku të drejtat e njeriut të drejtat për biznes përcaktohen nga bota e krimit.
“Këto zgjedhje ngjajnë me zgjedhjet e vitit 1945, por atëherë kishim përballë një shtet ideologjik, tani kemi një aleancë me botën e krimit në Shqipëri”, tha ai në një intervistë në “News 24”
“Unë di të them që zgjedhjet në Shqipëri janë trukuar në mënyrë të frikshme dhe do të habiteni vetë kur të dalë dosja me denoncime. Po përgatitet dhe do jetë befasuese për çdo shqiptar. Ju e patë si në Elbasan, prokuroria dhe policia më 22 prill thanë që s’kishte indicie të manipulimit apo shit-blerjes së votës, dhe më vonë një gazetar nxori që kishte të gjitha shenjat korrupsionit elektoral. Ajo që ka ndodhur në Elbasan, ka ndodhur në të gjithë Shqipërinë, në terren ka ndodhur kjo, sepse e kam parë vetë. Ka patur veprimtari të qartë në shit-blerjen e votës, këto nuk deklarohen sepse kanë frikë. Policia duke përdorur orën policore të pandisë, pas orës 22:00 ndalonte makinat e opozitës dhe u bëhej mbruojë të punon lirshëm makinat e PS. PD shkoi në një proces elektoral demokratik. Nuk akuzohet Partia Demokratike që nuk krijoi një strukturë mbrojte. Do të keni një dosje të plotë. Para katër vitesh ndodhi e njëjta gjë, shtypi gjerman reagoi sërish. Unë jam i bindur nëse ka drejtësi dhe sadopak funksionon SPAK-u dhe kanë vënë në përgjim grupe kriminale do e shihni çka ndodhur realisht”, tha Gjekmarkaj.
Teksa u ndal deklaratës së DASH për 25 prillin, kandidati fitues i Lezhës tha se opozita shqiptare është pro amerikane, dhe Basha një lider pro amerikan.
Duke folur mbi përgjegjësinë e kryedemokratit në zgjedhjet e 25 prillit, Gjekmarkaj tha se duke u marrë me Bashën i bëjmë nderin më të madh Ramës.
“Të merremi me Bashën është nderi më i madh që i bëjmë Ramës. Kemi detyrë të reagojmë, t’i themi demokratëve të jenë me kokën lartë. Vetëm 35 mijë vota me trukim ka sot para PS. Këto produkte janë që të çojnë në këtë rezultat. Mendoj që emrat njohur, si Nishani, për të cilin kam respekt si politikan, për kontributet si President, kjo është një deklaratë e nxituar. Procesi ende s’ka përfunduar. Zgjedhjet janë trukuar, ne do e faktojmë këtë. Nëse merremi me Bashën është peshqeshi më i madh që i bëjmë kryeministrit. Kështu i shërbejmë kryeministrit dhe biem në grackën e momentit. Basha do të ketë reflektimet e veta, do të ketë në dy drejtime, në përballjen e rezistencën, por edhe rimordenizim të PD. Të kryetarit, të anëtarëve, të jetë një parti më e gjallë, më pranë njerëzve”, tha Gjekmarkaj.
Sa u takon firmëtarëve që kërkojnë dorëheqjen e Bashës, Gjekmarkaj i ftoi ata të bëhen pjesë e rezistencës, për të ndalur atë që e konsideroi si sistem erdoganist në Shqipëri.
“I ftoj të bashkohen në qëndresën e PD-së për të ndalur arrogancën e pushtetit, i ftoj të bëhen pjesë e rezistencës demokratike për të ndalur tjetërsimin e Shqipërisë në Republikë Putiniste dhe Erdoganiste, për ta mbajtur ende Shqipërinë në shinat e BE-së. Edhe mbi të gjitha për tu dhënë mundësinë se çfarë ka ndodhur këtu, dhe herën tjetër që besoj se do të ndodhë shpejt, të votojnë në mënyrë të lirë e të ndershme”, tha ai.