Gjekmarkaj për fatin e PD-së: Duhet lidership i ri, që nuk është as Berisha e as Basha!

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj, duke folur për dorëheqjen e Enkelejd Alibeajt nga drejtimi i partisë dhe kërkesën e Gazment Bardhit për të thirrur Këshillin Kombëtar, thotë se nuk është momenti i duhur.

“Kjo ka stopuar masën. Ka defaktorizuar popullin opozitar. Ka mungesë forumesh, ka mungesë njerëzish. Kjo parti praktikisht për momentin nuk duhet të bëjë asgjë. Kjo është këshilla më e dobishme. Të rrijë pezull. Kam parë deklaratat e para, më janë dukur bunkerizuese. Të mbyllesh dhe të kërkosh fajtorin”,-tha në ”Top Story”.

Për Gjekmarkaj, pjesë e zgjidhjes nuk duhet të jetë kurrsesi Berisha apo Basha. Ai paralajmëroi se ky është shansi i fundit për partinë më të madhe opozitare.

”Mendoj se e vetmja rrugë është rithemelimi i PD, por këtë herë të jetë i vërtetë. Duhet të fillojë nga vullneti i mirë, nga arsyeja. Të bëhet një platformë bashkëpunimi, lidershipi të ketë një lider të ri, as Berisha, as Basha. Atëherë do të kishim një forcë konkuruese”,-tha më tej.

SHKARKO APP