Gjekmarkaj pret zyrtarin e lartë italian: Shpreha shqetësimin për arrestimin e Berishës

Nënkryetari i Kuvendit, dhe nënkryetar i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar një takim me Presidentin e komisionit të politikave të BE-së për Senatin e Republikës Italiane, Terzi di Sant’Agata. Gjekmarkaj thotë se i ka shprehur mirënjohjen e thellë për ndihmën ndaj Shqipërisë përgjatë sfidave të historisë duke i cekur ato si dhe për atë dhënë në bashkëkohësi në procesin e integrimit drejt Bashkimit Evropian. Po ashtu Gjekmarkaj ka shprehur shqetësimin për sitatën e opozitës në Shqipëri dhe arrestimin e Berishës, si dhe rastin e deputetit demokrat Ervin Salianji.

Postimi i plotë

Sot pata kënaqësinë të pres z. Giulio Terzi di Sant’Agata, Senator, President i komisionit të politikave të Bashkimit Europian në Senatin e Republikës Italiane, një figurë themelore e politikes së jashtme italiane, ish ministër i Jashtëm në qeverinë Monti, ish ambasador i Italisë në SHBA e Izrael një mik i popullit shqiptar!

I shpreha konsideratën më të lartë dhe mirënjohjen e thellë për ndihmën ndaj Shqipërisë përgjatë sfidave të historisë duke i cekur ato si dhe për atë dhënë në bashkëkohësi në procesin e integrimit, në plan politik, ekonomik e kulturor, me arbëreshët e hershem dhe imigrantët e vonë tashmë në përmbyllje të procesit të integrimit të tyre atje, duke e konsideruar fat të qenit përballë njëri tjetrit gjeografikisht.

Po ashtu i shpreha personalitetit të shquar gjithë shqetësimin tim për atë çka ndodh me opozitën në Shqipëri, arrestimin e Kryetarit të saj , ish Presidentit dhe ish Kryeministrit Sali Berisha, Liderit të revolucionit demokratik 1990 kohe kjo që e shndërroi atë në një Les Valesë shqiptar. Po ashtu i shpjegova se në të njëjtën pozite janë shefat e tjerë të opozitës , deputet të saj (rasti Salianji) me prangat mbi kokë pikërisht në vitin elektoral duke hedhur dyshime dhe kompromentuar rëndë atë! Një shtet mik, një demokraci si ajo italiane duhet të jetë e informuar për këtë që ndodh këtu.

SHKARKO APP