Gjekmarkaj takon ambasadorin Del Monaco: Liria e fjalës shihet si armik. Lajmet dalin të paketuara siç i do Rama

Kryetari i Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, njëherësh edhe deputet i PD-së, Agron Gjekmarkaj është takuar me ambasadorin e OSBE në Tiranë, Vincenzo Del Monaco dhe me Teresa Ribeiro, përfaqësuese e lirisë në media. Përmes një postimi në facebook, ai thotë se liria e fjalës shihet si armik dhe se lajmet dalin të paketuara siç i do Rama

”Lajmet dalin të paketuara e të ambalazhuara siç i do kryeministri. Gazetaret e kanë të veshtirë ta marrin informacionin në burim. Problematike është situata tek AMA ku në shkelje të ligjit u zgjodh zëdhënësja e PS, në krye të këtij institucioni me një proçedurë ndërtuar mbi insistim dhe shërbestari politike.

Po ashtu mazhoranca në mënyrë golpiste ka uzurpuar këshillin mbikqyrës së RTSH i cili duhet me urgjencë të kthehet në legalitet e funksionim, duke i rikthyer sipas formulës opozitls vendet e saja”,-shkruan deputeti në facebook.

Postimi i plotë

Sot pata nderin të takoj zonjën Teresa Ribeiro, përfaqësuese e OSBE për lirinë në media si dhe ambasadorin e OSBE në Tiranë shkëlqësinë e tij Vincenzo Del Monaco, me të cilët shkëmbeva pikamje dhe ide mbi çështje të lirisë së mediave në vendin tonë! U shpreha atyre keqardhjen se sot një konferencë e rëndësishme për gazetarinë kritike nën kujdesin e OSBE, u bë nën ombrellen e qeverisë ku spikati Kryeministri i vendit dhe ministra të tij ndërsa përfaqësues të opozitës morën ftesa pa emer si dëgjues sa për të mbushur sallën.

Po ashtu u shpjegova se historikisht në Shqipëri pavaresisht në ka qeverisur e djatha apo e majta, problemi kryesor ka qënë qeveria në raport me mediat, fjalën dhe lirinë, por asnjëhere si në këto vite lajmi ka funksione kryekëput propagande, ky kryeministri ka Tv personal dhe po kaq ka miratuar edhe një agjensi e cila rrezikon të shndërrohet në ministri propagandë ndonëse ne e kemi një agjensi shtetërore lajmesh.

Lajmet dalin të paketuara e të ambalazhuara siç i do kryeministri. Gazetaret e kanë të veshtirë ta marrin informacionin në burim. Problematike është situata tek AMA ku në shkelje të ligjit u zgjodh zëdhënësja e PS, në krye të këtij institucioni me një proçedurë ndërtuar mbi insistim dhe shërbestari politike. Po ashtu mazhoranca në mënyrë golpiste ka uzurpuar këshillin mbikqyrës së RTSH i cili duhet me urgjencë të kthehet në legalitet e funksionim, duke i rikthyer sipas formulës opozitls vendet e saja.

Gjithashtu informova miqtë për situaten në media ku një pjesë e konsiderueshme e tyre janë nën diktat prej mardhenieve të terthorta apo të drejtperdrejta interesi që kanë me qeverinë. Ligji antishpifje tundet herë pas here mbi horizontin mediatik më shumë si kërcënim sesa nevojë për vete rregullim në sfidë të vazhdueshme me nevojat e komunitetit dhe të perspektivave të lirisë.

Mora premtimin e Zonjës Ribeiro për një monitorim thelbesor të çështjeve të ngritura dhe e sigurova atë se në cilësinë e Kryetarit të Komisionit Parlamentar të Edukimit dhe Medias si përfaqësues i opozitës shqiptare, do të jem dhe do të jemi vigjilent ndaj çdo kërcënimi të lirisë së opinionit dhe nevojave të punëtorve të saj!

Ne jemi pas tridhjetë vitesh në këtë pikë si shoqëri në tranzicion prej politikës së vjetër dhe autoritariste ku liria e fjalës shpesh shihet si armik për fajin tonë dhe jo të organizatave ndërkombëtare për mbështetjen e të cilave kemi shumë nevojë si arbitrazh bazuar mbi parime demokratike dhe jemi krejt të hapur.

SHKARKO APP