Gjendja e rënduar në Kakavijë, Xhaçka: Po bisedojmë me palën greke

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në një prononcim për mediat pas vizitës në pikën doganore të Kakavijës është shprehur se kanë hyrë në bisedime me palën greke për të rritur numrin e testimeve.

Xhaçka theksoi se në kuadër të masave për lehtësimin e situatës sa më shpejtë të jetë e mundur,pra që qytetarët të mos presin më në rradhë, orari i punës në Kakavijë do të zgjatet edhe pas orës 22:00.

Ministrja siguroi se qytetarëve të bllokuar do të tregohet vëmendje maksimale edhe pse kjo është një situatë në të cilën nuk përballet vetëm Shqipëria, por edhe vende anëtare të BE-së.

 “Jemi në bisedime Intensive që orari i punës në pikën kufitare të zgjatet përtej orës 22:00 dhe puna të vijojë edhe natën. Kjo nuk është një situatë e vendosur vetëm për Shqipërinë, por mund t’ju them që jemi dukem marrë të gjitha masat që rregullat që ata kanë vendosur jo t’i zhbëjmë por të bëjmë çfarë është e mundur që të shtojnë kapacitete dhe punojnë përtej orës së vendosur. Jemi këtu për të treguar vëmendjen maksimale të qytetarëve që kanë mbetur nga kjo anë e kufirit dhe jo nga ana tjetër. Është një situatë që për fat të keq që janë përballur jo vetëm vende jashtë BE por dhe vende të BE. Kjo është krijuar nga vështirësitë e pandemisë dhe po punojmë intensivisht që kjo situatë të zgjidhet një orë e më parë. Zgjatja e orarit dhe rritja e intensitetit të punës janë ende tema që po diskutohen intensivisht”, tha Xhaçka.

FOTO/Situata në Kakavijë

Lexoni edhe…

SHKARKO APP