Gjergj Bojaxhi: Do anuloj lejet për për ndërtimin e pallateve te Liqeni

 

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi, ka zhvilluar mbrëmë një bashkëbisedim nëpërmjet Youtube, me qytetarët e interesuar për programin e tij.

Bojaxhi është pyëtur për ndërtimet e shumta në Tiranë dhe ka thënë se nëse zgjidhet kryebashkiak, ai do të anulojë lejet e papërshtatshme të ndërtimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke nisur nga pallatet tek Liqeni Artificial.

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë nuk kam heshur kurrë për këto çështje. Edhe kur kam qenë anëtar i Këshillit Bashkiak e kam kundërshtuar ndërtimin e pallatit që sot është mbi digën e liqenit dhe të njejtën gjë do të bëj edhe për ndërtimet poshtë tij.

Do të ndjek të gjitha proceset që të anulohen lejet e dhëna, duke marrë parasysh të gjitha rreziqet që ato pallate sjellin për banorët që jetojnë poshtë digës së liqenit”, ka thënë Bojaxhi.

Ai ndërkohë ka thënë se ideja e Lulzim Bashës për një tram në Tiranë, nuk është zgjidhja më e mirë për kryeqytetin.

Kjo, edhe për shkak të kostos së ndërtimit të tij./

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?