Gjergj Bojaxhi: Po më bëjnë presion për kandidimin

Gjergj Bojaxhi thotë se ka një fushatë sulmesh ndaj tij, që kur vendosi të shpallë kandidaturën si i pavarur për Tiranën.

Ai thotë se këto janë sulme personale dhe të bazuara tek shpifjet.

Edhe pse nuk përmend emra, në krye të këtyre sulmeve tashmë dihet që qendron Shkëlzen Berisha.

Ka pasur sidomos përpjekje për dekurajim nëpër media dhe në rrjetet sociale dhe natyrisht edhe sulme personale dhe shpifje, që janë arma kryesore politike në Shqipëri.

Qëllimi është që njerëzit të mendojnë që kandidati i pavarur nuk ndryshon nga personazhet kryesorë të partive dhe prandaj nuk ia vlen të votohet.

Kjo është e pritshme”, thotë Bojaxhi për “Sot”.

SHKARKO APP