Gjergj Bojaxhiu, çadër elektorale tek Kodrat e Liqenit Artificial

 

Gjergj Bojaxhiu vazhdon mbledhjen e firmave dhe mbështetjen që kërkon nga qytetarët. Paraditen e sotme, u ngrit çadra e dytë elektorale e kandidatit të pavarur. Ajo gjendej në hyrjen e kodrave të Liqenit, duke iu shtuar një tjetër çadre që është vendosur te libri universitar.E ka publikuar foton në rrjetet sociale vetë kandidati i pavarur për kryetar Bashkie Gjergj Bojaxhiu, i cili në fakt, ka falenderuar edhe qytetarët e shumtë në numër, që ndalojnë, marrin informacione dhe kryejnë gjithë procedurën e regjistrimit të firmës.

“Përshëndetje, Ju uroj të gjithëve një të dielë të mbarë. Dëshiroj t’ju informoj se po vazhdojmë mbledhjen e firmave. Sot jemi me një stendë në trotuarin para Librit Universitar dhe një tjetër tek fillimi i digës së Liqenit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ju jemi mirënjohës për mbështetjen e përkrahjen tuaj të vazhdueshme. ‪#‎NeTirana” shkruan Gjergj Bojaxhiu në profilin e tij në rrjetet sociale. Dhe duket, se për të, fushata është intesifikuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?