Gjergj Luca: Ju përshëndes nga “Skadarlija”, rruga e shkodranëve në zemër të Beogradit, ku po mbahet edhe “Ballkani i Hapur”

Për dy ditë me radhë do të mbahet në Serbi “Ballkani i hapur”, ku pritet të të finalizohet marrëveshja për tregtinë pa kufizime të ushqimeve, me qëllim që të mos përëritet më situata që për shkak të luftës në Ukrainë, Serbia bllokoi grurin për Shqipërinë dhe Maqedonia e Veriut vajin.

Nga Beogradi biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka postuar një video, ku mes gazetarëve, tregon për rrugën ‘Skadarlija”, rrugë në zonën më turistike në Beograd.

Ndërsa nesër do të mbahet samiti mes liderëve të Ballkanit të Hapur dhe pas tij në orën 13;05 do të ketë një konferencë për shtyp të liderëve. Mësohet se krahas liderëve të vendeve që e kanë krijuar këtë nismë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, në takimin në Beograd do të marrin pjesë edhe ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto dhe ministri e Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.

Sikurse edhe në takimin e fundit të kësaj iniciative, të mbajtur në Ohër, të pranishëm do të jenë kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe kryetari i Këshillit të Ministrave në Bosnjë-Hercegovinë nga radhët e komunitetit serb, Zoran Tegeltija.

Agjenda e Ballkanit të Hapur

Dita e parë

12.55 – Mbërritja e Kryeministrit në panair

Kryeministri mirëpritet nga Presidenti dhe Kryeministri i Republikës së Serbisë​

13.00 – Ceremonia e hapjes së Panairit të Verës nga Open Balkan

Fjalët hapëse në panair e liderëve (5 min)

19.45 – Nisja e Kryeministrit me automjet drejt Presidencës së Republikës së Serbisë

Dita e dytë

09.50 – Mbërritja e Kryeministrit në samit

Kryeministri mirëpritet nga Presidenti dhe Kryeministri i Republikës së Serbisë

09.55 – Foto familjare e liderëve

10.00 – Hapja e samitit “Open Balkan”

11.00 – Takim me përfaqësues të grupit të investimeve të Open Balkan

12.00 – Takim me përfaqësues të grupit të krizave ushqimore dhe energjetike të Open Balkan

13.00 – Ceremonia e firmosjes së marrëveshjeve

13.05 – Konferencë për shtyp e liderëve

SHKARKO APP