Gjergj Meta uron kreun e ri të Kishës Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë: Urime Fortlumturi Joani!

Kreu i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë Gjergj Meta përmes një postimi të bërë në Facebook, ka uruar imzot Joanin për zgjedhjen si kryepeshkop:
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka një Barit të ri e ne të gjithë kemi fituar një bashkëudhëtar tjetër në rrugën e dialogut ekumenik e të atij ndërfetar në vendin tonë. E lusim Shpirtin e Hyjit që të qëndrojë gjithmonë mbi Ju e të jeni një Bari i mirë dhe i shenjtë për besimtarët orthodhoksë e një zë i fuqishëm e bashkëpunues me të gjithë faktorët fetarë e civilë të shoqërisë tonë.
Urime Fortlumturi Joani!
I denjë!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?