Gjermania kundër Greqisë për çështjen ”Beleri”: Të mos pengohet rruga e Shqipërisë drejt BE. Qëndrim i papranueshëm

Greqia vijon të ndërhyjë në çështjen ”Beleri”. Ministri i Jashtëm grek, Stavros Papastavro në një intervistë për mediat greke, thotë se çështja e Belerit nuk është vetëm një çështje dypalëshe mes Shqipërisë dhe Greqisë, por një çështje evropiane.

Por Berlini zyrtar e ka quajtur të papranueshëm pretendimin e Greqisë për të penguar rrugën e integrimit të Shqipërisë për çështjen ”Beleri”. ”Shqipëria është vendi që ka bërë më shumë hapa drejt anëtarësimit në BE dhe kjo rrugë nuk duhet të ndërpritet për shkak të një bilateralizimi për çështjen Beleri”, thotë zytarisht Ministria e jashtme Gjermane për gazetën greke Ta Nea.

”Për rastin e kandidatit për kryebashkiak në Himarë, Fredi Beleri, aktualisht po kryhen hetime nga autoritetet shqiptare. Duhet të presim procesin aktual në Shqipëri”, thuhet në reagimin e ministrisë gjermane për median greke.

Ministri grek i cili vizitoi Belerin në burg javën e kaluar, tha se mungesa e progresit në këtë çështje mund të ketë pasoja në aspiratat e Shqipërisë për anëtarësimin në BE.

SHKARKO APP