Gjermania mbështet ”Open Balkan”, deputeti Beyer: Vendet e BE-së të njohin Kosovën

Njohja e Kosovës nga shtete të BE-së është e rëndësishme thotë deputeti gjerman Peter Beyer, i cili po ashtu nënvizon se procesi i Berlinit kërkon impulse të reja. Beyer kërkon njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE, që nuk e kanë njohur deri tani dhe mendon se BE dhe SHBA, mund të bëjnë më shumë për Ballkanin.

Deputeti gjerman thekson që suksesi i qeverisë së ardhshme gjermane të matet nga integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Nga nga tjetër, nisma e ”Open Balkan”, nuk është mbështetur nga të gjitha vendet e këtij rajoni.

Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar atyre të krijojë një treg të përbashkët, por kjo nuk ka ndodhur, sepse për një arsye apo një tjetër nuk është arritur të merret miratimi nga të gjitha vendet. Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë shkëputur duke bërë marrëveshje treshe dhe duke hapur rrugën edhe për të tjerët.

Procesi i Berlinit, Minishengeni, Ballkani i Hapur, të gjitha kanë në thelb idenë e bashkëpunimit rajonal, përgjigjet Peter Beyer. ”Kosova duhet të kthehet sërish në lojtar të rëndësishëm, dhe duhet të kapërcejë pengesat ideologjike”, thotë Beyer.

SHKARKO APP